Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

SPAK kërkon arrestimin e ‘Rrumit’, akuzohet për tjetërsim pronash

SPAK kërkon arrestimin e ‘Rrumit’, akuzohet për tjetërsim pronash

11:17, 22/11/2022
A+ Aa A-

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Mësohet se urdhër-arresti për Lahon u lëshua pas akuzave për korrupsion dhe tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

“Rrumi” është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit për heqje të paligjshme të lirisë pas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj.

Rrumi është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Aktualisht Laho është shpallur në kërkim, ndërkohë që policia po vijon kontrollet për ekzekutimin e urdhrit të SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco