Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

Të dehur në timon, shkaktojnë aksident, arrestohen 2 persona në Vlorë

Të dehur në timon, shkaktojnë aksident, arrestohen 2 persona në Vlorë

11:11, 22/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të dehur të cilët kanë shkaktuar aksident.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit N. H., 65 vjeç, pasi dyshohet se më datë 20.11.2022, ka ndezur zjarr, në Radhimë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-V. B., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Omonies”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit u dëmtua dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës; 

-L. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor, si pasojë e të cilit u shkaktuan dëme materiale. 

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco