VIDEO/ Shkon për dasmë por merret zvarrë nga një makinë, 48 - vjeçarja përfundon në spital

VIDEO/ Shkon për dasmë por merret zvarrë nga një makinë, 48 - vjeçarja përfundon në spital

21:24, 13/11/2022
A+ Aa A-

Një 48-vjeçare është përplasur pak minuta më parë nga një makinë në dalje të qytetit të Beratit.

Liljana Salillari, ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën për të shkuar në lokalin ku ishte e ftuar për dasëm por është përplasur dhe është tërhequr zvarrë nga një makinë në vendin e quajtur "Ura e Hanit".Mjeti tip Citorn,me AB 028 ES ka qenë duke qarkulluar nga Berati në drejtim të Dimalit kur ka përplasur e marrë para gruan, që ka mbetur e shtrirë në rrugë deri në mbërritjen e ambulancës.

E plagosura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë rrugore dhe ekspertë, që janë duke kryer edhe këqyrjen e vendngjarjes,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit Enea Mehmetaj,i cili është shoqëruar në polici, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe nuk e ka parë gruan që po kalonte rrugën, për shkak edhe të mungesës së ndriçimit në këtë aks nacional.

Berat/Informacion paraprak 

Në rrugën Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur "Ura e Hanit", shtetasi E.M, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L.S., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco