Serat me hashash në Berat, Ish-shefi i antidrogës: Meritojmë titullin narko-shtet

Serat me hashash në Berat, Ish-shefi i antidrogës: Meritojmë titullin narko-shtet

21:13, 13/11/2022
A+ Aa A-

Ish-shefi i antidrogës, Dritan Zagani tha në “Review” se tashmë e meritojmë titullin “narko-shtet”, pikërisht prej sasisë së madhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas tij, situata aktuale, nisur dhe nga zbulimi i serës me kanabis në Berat, është shumë më keq se koha e Lazaratit.

“Nuk mund të krahasohet fenomeni Lazarat me fenomenin e mbjelljes apo të trafikut të drogës sot ku ne kemi merituar me diplomë titullin narko-shtet në të gjitha instancat ligjzbatuese të vendeve partnere, kufitare apo dhe më gjerë, e deri në Ekuador ne jemi cilësuar si një narko-shtet tashmë,’ – u shpreh Zagani. Advertisement –

700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.

Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco