‘Hija e Wagner në kufirin e Kosovës’, La Repubblica shkruan për lëvizjet e spiunëve rusë

‘Hija e Wagner në kufirin e Kosovës’, La Repubblica shkruan për lëvizjet e spiunëve rusë

16:09, 13/11/2022
A+ Aa A-

“Moska e ndez konfliktin në Kosovë”. Ky ishte titulli i gazetës italiane, La Repubblica më 6 nëntor për zhvillimet e fundit në veri të vendit. Gazeta romake të dielën ka shkruar përsëri për tensionet në linjën Prishtinë-Beograd.

Sipas kësaj gazete, pjesëtarë të grupit “Wagner”, organizatës mercenare ruse, po shkelin në Kosovë, përcjell Gazeta Express.

“Në kufirin e Kosovës hija e Wagner: milicitë e Kremlinit në zemër të Europës”, është titulli i sotëm i La Repubblica.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla citohet në krye të artikullit: “Shërbimet aleate na kanë vënë në gatishmëri. E dimë se rusët e kanë kaluar disa herë kufirin gjatë protestave në veri”.

Kufiri Serbo-Kosovar nuk është shumë i frekuentuar. Përgjatë 351 kilometrave të kodrave dhe pyjeve që Beogradi i konsideron thjesht një vijë administrative të brendshme dhe Prishtina, përkundrazi, kufirin verior të Republikës së pavarur të Kosovës, kanë kaluar gjithmonë ata që nuk duhet të kalojnë. Kriminelë, shumë. Trafikantë, me siguri. Por prej një viti, një periudhë që përkon – jo çuditërisht – me rindezjen e tensionit mes komunitetit serb dhe shqiptar, shtigjet e gjurmuara nga kontrabandistët janë shkelur rëndë nga spiunët rusë. shkruan kjo gazetë.

La Repubblica ka paralajmëruar se mund të ndodhë shpërthimi i një “zjarri mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco