Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Transportonte emigrantë, arrestohet 55 vjeçari në Elbasan

Transportonte emigrantë, arrestohet 55 vjeçari në Elbasan

10:57, 13/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person i cili po trafikonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Si pasojë e operacionit ‘Six’ është arrestuar 55-vjeçari me banim në Tiranë pasi në makinën e tij janë konstatuar 6 emigrantë të huaj.

DVP Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Six”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonte kundrejt fitimit, 6 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të operacioneve me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Six”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. S., 55 vjeç, banues në Tiranë.

55-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vëndet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

U sekuestruan në cilesinë e provës materiale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe aparati celular i të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco