EMRAT/ Mbushën vilën me hashash dhe kokainë, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

EMRAT/ Mbushën vilën me hashash dhe kokainë, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

10:16, 01/11/2022
A+ Aa A-

Në prangat e policisë italiane kanë rënë tre shtetas shqiptarë, pasi në vilën e tyre janë kapur  50 kilogram hashash dhe 1 kilogram kokainë.

Shqiptarët Pandeli Prifi i lindur në 01.04.1979, Lulzim Ndreu 14.04.1977 dhe Kujtim Rrapushi 26.04.1982, prej disa kohësh mbaheshin nën survejim nga policia Italiane, pasi dyshoheshin se merreshin me trafikim të lëndëve të paligjshme.

Gjatë kontrollit të policisë së Raguzëz në zonën e Vittorias u gjetë 50 kilogram hashash dhe 1 kilogram kokainë të cilat kapnin vlerën e më shumë se 600 mijë eurove.

Për njërin nga shqiptarët ishte lëshuar dhe më herët një fletë-arresti për disa krime të tjera të bëra në Itali, por ai kishte mundur t’i shmangej pasi lëvizte me letra greke, por në fund ishin gjurmët e gishtave ato që e tradhtuan.

Të tre shqiptarët po hetohen për krime apo posedim droge dhe u dërguan në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco