SYRI TV/ Tjetërsimi i provave në Ranën e Hedhur, policia dështon në arrestimin e të dënuarve

14:34, 30/10/2022
A+ Aa A-

Dy ditë pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Apelit policia nuk ka gjetur shumicen e ish-zyrtarëve të Lezhës, të dënuar për tjetërsimin e pronave në bregdet.

Pritet që Policia t’i shpallë në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Më 28 tetor Gjykata e Apelit Shkodër dënoi 16 ish-zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, por duke bërë disa ndryshime nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Për dosjen e tjetërsimit të pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin, ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj u dënua nga Gjykata e Apelit në Shkodër me 3 vjet burgim për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Frrokaj u vetedorezua ne polici pasditen e te premtes dhe hodhi poshte lajmet sipas te cilave edhe ai kishte tentuar te arratisej. Gjithashtu, Gjykata gjeti fajtor edhe ish-kryetarin e Qarku Gjok Ndoka të cilin e dënoi po ashtu me 3 vjet burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco