'U gjet e mbuluar me batanije'/ Vrau gruan rumune në Itali, shqiptari dorëzohet në polici

'U gjet e mbuluar me batanije'/ Vrau gruan rumune në Itali, shqiptari dorëzohet në polici

20:16, 24/10/2022
A+ Aa A-

Avni Meçja, shqiptari i cili vrau gruan e tij rumune në Itali është dorëzuar në polici. Mediat italiane shkruanin se shqiptari ka kërkuar falje për vrasjen e gruas së tij në rrjete sociale.

Ndërkohë që duke iu referuar dëshmive të fqinjëve, mediat vendase thonë se ka pasur disa zënka mes shqiptarit dhe gruas së tij e cila punonte si banakiere në një lokal.

Krimi që ndodhi në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 42 në Viale Trieste në Bolzano, është ende i mbuluar me mister. 

Trupi i pajetë i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç, lindur në Rumani, u gjet në banesë, e mbështjellë me një batanije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco