Lapsus apo injorancë? - Prokuroria citon nenin e 'Rrugores' për policët që ndaluan Lear Kurtin

Lapsus apo injorancë? - Prokuroria citon nenin e 'Rrugores' për policët që ndaluan Lear Kurtin

19:21, 24/10/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka shpërndarë një deklaratë për mediat, ku thuhet se është regjistruar procedim penal për veprat "kryerje e veprimeve arbitrare" dhe "mosdhënie ndihme" për vdekjen e Lear Kurtit në duart e policisë. Sipas prokurorisë këto vepra parashikohen në nenet 250 dhe 290 të Kodit Penal. 

Në fakt, kjo është një lapsus, ose injorancë e organit të akuzës, pasi vepra penale "mosdhënie ndihmë", parashikohet në nenin 97. Ndërsa, neni 290 që citon prokuroria, ka të bëjë me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. 

Kjo gafë tregon edhe seriozitetin me të cilin po merren autoritetet me çështjen. Veprat penale të regjistruara parashikojnë dënime nga gjobë deri në burgim. 

Konkretisht, neni 250:  "Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet". 

Ndërsa neni 97: "Mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet".  

Fill pas vdekjes tragjike të 32-vjeçarit Lear Kurti, policia dhe prokuroria kanë bërë deklarata kontradiktore që janë përgënjeshtruar nga pamjet filmike. Ndërsa kryeministri Edi Rama, ka fajësuar opozitën dhe median për reagimet publike, duke i quajtur "hijena".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco