Hetimi për teatrin, SPAK mori për 3 orë në pyetje Hervin Çulin

Hetimi për teatrin, SPAK mori për 3 orë në pyetje Hervin Çulin

11:58, 14/09/2022
A+ Aa A-

Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar, ishte këtë të martë në SPAK. Për tre orë me radhë Çuli dha shpjegime u pyet nga prokurorët që po drejtojnë hetimin e nisur pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar në 17 maj 2020.

Çuli është pyetur në cilësinë e personit ka që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes lidhur me gjithë procedurën e ndjekur për shembjen e godinës.

Hetimi për prishjen e Teatrit Kombëtar nisi pas disa kallëzimeve të bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kundrejt disa personave, mes të cilëve kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si edhe inxhinierët e Institutit të Ndërtimit që firmosën ekspertizën, mbi bazën e së cilës u mor vendim për shembjen e objektit.

Artistët pretendojnë kryerjen e veprave penale të “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco