Sulmohet UKT-ja në Pogradec, xhamat e dyert thyhen nga 'maskat'

Sulmohet UKT-ja në Pogradec, xhamat e dyert thyhen nga 'maskat'

13:14, 12/09/2022
A+ Aa A-

Sulmohet godina e UKT-së në Pogradec. Nga informacionet paraprake, raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë thyer dyert e xhamat e dritareve të ndërtesës. Dyshohet se ata kanë qenë të maskuar.

Mësohet se kanë qenë vetë banorët e fshatit Verçun që kanë bërë denoncimin në polici, pasi kanë parë dyert e thyera. Policia po merret me hetimin e rastit, por ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi. Aktualisht po vëzhgohen filmimet e kamerave të sigurisë për të zbardhur më shumë detaje mbi ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco