I zuri frymën gruas me qese plastike/ Krimi horror për të cilin akuzohet Burim Duraku

I zuri frymën gruas me qese plastike/ Krimi horror për të cilin akuzohet Burim Duraku

19:15, 25/06/2022
A+ Aa A-

Burim Duraku, i liruar nga paraburgimi për shkak të tejkalimit të afateve ligjore dhe mosngritjen e akuzave për të cilat u arrestua, ka një skedë 'të pasur' kriminale.

Duraku rezulton një person me precedentë të theksuar kriminal, ku mes të tjerash akuzohet për vrasje në bashkëpunim të një shtetaseje greke në vitin 2010. 

34-vjeçari banues në fshatin Morinë, Kukës, akuzohet për vrasje në bashkëpunim, të një gruaje në Greqi në vitin 2010. 

Arrestimi i tij u bë nga RENEA me bujë, në vitin 2019. 

Skeda kriminale e Burim Durakut
Më datë 26.03.2010, në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, Burim Duraku, në bashkëpunim me Sh. D., të maskuar kanë hyrë tek banesa e një shtetaseje greke, ndaj të cilës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë marrë një sasi monedhash.

Më datë 06.04.2010, në vendin e quajtur Trapezaki Livathi te Kefalinias, Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D. kanë thyer derën e banesës së një shtetasi grek, ku kanë marrë sende me vlerë.

Më datë 16.04.2010 në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se këta dy shtetas kanë hyrë në banesën e një shtetaseje greke, të cilën e kanë lidhur dhe kërcënuar me thikë dhe pasi i kanë marrë një sasi lekësh, janë larguar duke e lënë me gojë të mbyllur.

Më datë 01.05.2010, në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias të Greqisë, shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke A. V. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit, e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda.

Aty kanë gjetur shtetasen greke A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit vetëngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin vetëngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen.

Këta dy shtetas më pas i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco