VIDEO/ U arrestua me bujë nga RENEA për vrasje, Burim Duraku del nga burgu se u tejkaluan afatet

VIDEO/ U arrestua me bujë nga RENEA për vrasje, Burim Duraku del nga burgu se u tejkaluan afatet

17:22, 25/06/2022
A+ Aa A-

Tjetër skandal me drejtësinë shqiptare! Një i arrestuar për vrasje ka lënë qelinë e burgut! Arsyeja? Sepse u tejkaluan afatet e paraburgimi. Ditën e sotme është shuar shuar masa e sigurimit për të dënuarin Burim Duraku, i akuzuar për veprën penale vrasje me paramendim në bashkëpunim, mbrojtur nga avokati Sokol Tahiraj.

Burim Duraku u arrestua me datë 20.12.2019 pasi kërkohej nga drejtësia greke. 

Në bazë të kërkesës së paraqitur nga mbrojtësi avokati Sokol Tahiraj i Burim Durakut, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka pranuar kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit për arsye humbje e fuqisë së paraburgimit për tejkalim të afateve maksimale hetimore nga koha e përcaktuar në bazë te nenit 261 / 1c / të Kodit Procedurës Penale. 

U arrestua nga RENEA me bujë në dhjetor 2019
I riu i shpallur në kërkim për vrasje në Greqi u arrestua në Kukës. Policia asokohe e përcaktonte si person me rrezikshmeri te larte shoqerore, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje", "Armëmbajtja pa leje", "Vjedhja me dhunë" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim".

Gjatë operacionit, forcat “RNEA” ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë. 

Vrau gruan gjatë grabitjes/ Krimi horror për të cilin akuzohet Burim Duraku
Më datë 26.03.2010, në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar kanë hyrë tek banesa e një shtetaseje greke, ndaj të cilës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë marrë një sasi monedhash.

Më datë 06.04.2010, në vendin e quajtur Trapezaki Livathi te Kefalinias, dyshohet se shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D. kanë thyer derën e banesës së një shtetasi grek, ku kanë marrë sende me vlerë.

Më datë 16.04.2010 në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se këta dy shtetas kanë hyrë në banesën e një shtetaseje greke, të cilën e kanë lidhur dhe kërcënuar me thikë dhe pasi i kanë marrë një sasi lekësh, janë larguar duke e lënë me gojë të mbyllur.

Më datë 01.05.2010, në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias të Greqisë, shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke A. V. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit,  e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda.

Aty kanë gjetur shtetasen  greke A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit vetëngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin vetëngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen.

Këta dy shtetas më pas i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara.

Po ashtu ka rezultuar se këta dy shtetas kanë hyrë në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, pa respektuar formalitetet ligjore të kalimit kufitar nëpërmjet ndonjë pikë kufitare të atij shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco