Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

SYRI TV/ Tronditet Shkodra nga një tragjedi, vdes nëna me 3 fëmijët e saj

21:46, 05/05/2024
A+ Aa A-

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një tragjedi, ku nëna me 3 fëmijët e saj të mitur dyshohet të jetë vetëmbytur, në kushte të rënda psikike për shkak të dhunës nga bashkëshorti. Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e mitur ishin denoncuar 3 ditë më parë si të zhdukur, ndërsa mbrëmjen e djeshme një peshkatar i zonës ka gjetur trupin e pajetë të vajzës 9 vjeçare. Policia po punon për gjetjen e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë, që gjithashtu dyshohet të jenë mbytur. Policia ka arrestuar Ergys Arrizin për dhunën dhe shtyrjen e familjarëve drejt aktit të rëndë.

SYRI TV

Një ngjarje e rende trondi Shkodrën të dielën e Pashkës, kur nj peshkatar ka gjetur trupun e pa jetë të një vajze 9 vjacere ne lumin e Bunës. Por lajmi bëhet me tragjik pasi rezultojnë të zhdukur nëna e vajzës si dhe vëllai dhe motra e saj e mitur.

Burime nga policia bën me dije se nëna Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, është raportuar e zhdukur në datën 3 maj nga bashkëshorti i saj Ergys Arrazi.  Ndërkohë që mbrëmjën e së shtunës, një peshkatar në fshatin Darragjat, gjeti në ujërat e lumit Buna  trupin e pajetë të vajzës së mitur të çiftit Ergys dhe Alma Arrazi. Kjo e fundit së bashku me dy fëmijët e tjerë, dyshohet gjithashtu se mund të jenë hedhur dhe mbytur. 

Policia shoqëroi dhe më pas arrestoi 31-vjeçarin Ergys Arrazi, pasi dyshohet se ka shtyrë drejtë vetëvrasjes bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij. 31-vjeçari dyshohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, çka është bërë shkak që Alma Arrazi të marrë vendimin ekstrem për t`u vetëhedhur në lumin Buna së bashku me dy vajzat dhe djalin e saj të mitur.

Ergys Arrazi ka refuzuar të japë detaje dhe është treguar i ftohtë gjatë marrjes në pyetje. Ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas, ndërsa raportohet se nuk ka shfaqur asnjë ndjesi kur policia i ka dhënë lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumin Bunë. I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni. Por këto deklarata nuk janë vëretuar nga policia pasi për Almën nuk ka asnjë kartele apo recetë që merrte medikamente. 

Ndërkohë faktin se ajo dhunohej e kanë konfirmuar familjarët e saj. E pyetur nga policia e motra ka deklaruar se Alma Arrazi dhunohej barbarisht nga bashkëshorti së bashku me fëmijët. Dyshimet janë se shkak i konflikteve në familje, mund të jetë bërë një lidhje jashtëmartesore që kishte bashkëshorti i saj. Në pyetje është marrë dhe motra e 31-vjeçarit Ergys Arrazi, njëherazi kunata e Almës, e cila ka qenë dhe kontakti i fundit që e nëna e tre fëmijëve ka pasur. Ajo është shprehur se kishte pirë kafe më kunatën e saj.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga kunata, me Almën është ndarë pa pasur ndonjë dyshim se ajo do të kryente aktin e rëndë. Dyshimet janë se Alma Arrazi është hedhur në ujë së bashku me fëmijët nga ura e lumit Buna.

Gjatë gjithë ditës së sotme, Polumbarët e RENEA kanë kryer kërkime në një perimetër të gjerë të shtratit të lumit, por ende pa rezultate. Ndërkohë, peshkatari i cili gjeti vajzën 9-vjeçare të mbytur në lumin Buna, kishte deklaruar se ajo kishte shenja dhune e mavijojsje në fytyrë.

Por disa orë më vonë, Policia reagoi duke u shprehur se pas ekspertizës mjeko-ligjore nuk rezulton që vajza e mitur të ketë shenja dhune. Kërkimet për gjetjen e tre trupave të tjerë kanë vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco