150-300 euro/ Venezuelasi ngre rrjetin e prostitucionit me meshkuj në Tiranë

150-300 euro/ Venezuelasi ngre rrjetin e prostitucionit me meshkuj në Tiranë

10:39, 03/05/2024
A+ Aa A-

Një rast i pazakontë prostitucioni, të paktën në vendin tonë, u zbulua nga Policia e Tiranës.

3 meshkuj, të gjithë të huaj, kishin krijuar një rrjet me bazë në kryeqytet, “biznes” të cilin e reklamonin nëpërmjet internetit.

Sipas policisë, organizator i këtij aktiviteti të jashtëligjshëm ishte Guzman Gil Raibel Joisquel, një 29-vjeçar nga Venezuela.

Ndërsa 31-vjeçari Daniele De Carli dhe një 19-vjeçar, po ashtu të huaj, shfrytëzoheshin prej tij për të ushtruar prostitucion.

Autoritetet vunë në pranga organizatorin dhe 31-vjeçarin, ndërsa 19-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Personat në fjalë kishin marrë me qira një shtëpi në rrugën “Kongresi i Tiranës” dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.    

Dyshimet e policisë janë se në këtë aktivitet kriminal mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, ndaj hetimet vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco