Çifti i të moshuarve, Kosta Ilia, 84 vjeç, dhe Kleoniqi Ikia, 88 vjeçe, u përcollën për në banesën e fundit.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur vrasjen e mistershme të çiftit të moshuarve më 2 maj 2024 në fshatin Brodishtë të Bashkisë së Dropullit.
Çifti i të moshuarve u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup.
Deri tani janë 12 të shoqëruar, por ende nuk ka të arrestuar.
E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.
U dyshua se krimi është kryer me levë por më pas policia ka hedhur poshtë këtë version.
Gjithashtu është hedhur poshtë dhe version se çifti mund të ketë vrarë njëri-tjetrin
© SYRI.net