EMRAT/ Polici plagos me armë zjarri kolegun brenda Komisariatit Nr.3

EMRAT/ Polici plagos me armë zjarri kolegun brenda Komisariatit Nr.3

21:43, 23/05/2022
A+ Aa A-

Komisariatet duket se janë shndërruar tashmë në vendngjarje të krimeve. Pas rasteve të vetëvrasjes në dhomat e paraburgimit, sot në Komisariatin Nr.3 në Tiranë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Në ambientet e policisë, efektivi Ludian Zaimi ka plagosur me armë kolegun e tij Çaush Saliasi.

Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco