VIDEO/ 'Shumë e sëmurë e gjora, edhe djalin me të meta’: Fqinjët e gruas që vrau foshnjen e sapolindur

VIDEO/ 'Shumë e sëmurë e gjora, edhe djalin me të meta’: Fqinjët e gruas që vrau foshnjen e sapolindur

09:59, 02/05/2022
A+ Aa A-

Bëhet edhe më e trishtë historia e nënës në Korçë, që dyshohet se ka vrarë foshnjen e saj të sapolindur duke e mbyllur në një valixhe.

Gruaja dihej që ishte e sëmurë mendore nga fqinjët, banorët e zonës, ndërkohë që ajo kishte edhe një djalë adoleshent po njesoj si veten, të sëmurë mendor që jetonte me të, kurse i shoqi ishte emigrant në Greqi. Ajo grua jetonte e vetme dhe ngjarja, që sapo u mësua, ka ngjallur dhimbje, mëshirë për të.

Përveç Policisë, asnjë instancë shtetërore nuk ka reaguar në dinte gjë për faktin se një grua e sëmurë mendërishT bashkë me të birin ishte lënë e vetme dhe pa kujdes.

Ndërkohë, një fqinjë flet me trishtim për rastin e gruas në fjalë, që tashmë është dërguar në spital për ekzaminim:

“Shumë e sëmurë është e e gjora, - tha zonja. - Në katin e dytë jeton. Nuk e di në ishte shtatzanë. Komunikojmë ne, por të vërtetën nuk e di. I shoqi rri në Greqi dhe erdhi. Vete e vjen dhe këtu ishte dje.

Ashtu ka qënë ajo, edhe më përpara. Ka një djalë dhe s’e ka mirë atë djalë, e ka me të meta mendore. Nuk e di çfarë ka bërë. Pse të gënjej?! Se e vërtetë del më pas.”

LEXO: Korçë, foshnja e sapolindur gjendet e vdekur në valixhe, nëna e sëmurë mendore

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco