Korçë, foshnja e sapolindur gjendet e vdekur në valixhe, nëna e sëmurë mendore

Korçë, foshnja e sapolindur gjendet e vdekur në valixhe, nëna e sëmurë mendore

08:46, 02/05/2022
A+ Aa A-

Vdekja e një foshnjeje të sapolindur e ka tronditur Korçën sot, sepse vdekja dyshohet se ka ardhur nga dora e nënës që e kishte lindur, e cila ishte e sëmurë mendore.

Gazetarja e SYRI TV njofton se gruaja, banore e lagjes 15 të qytetit, dyshohet se pasi e ka lindur beben, e ka futur në një valixhe, ku ajo ka ndërruar jetë. Policia po e heton rastin dhe e ka dërguar trupin për ekspertizë.

Mësohet se i shoqi i gruas, Klodi Hasimllari, kishte një vit që punonte në Greqi si emigrant dhe para një muaji ishte kthyer. Ishte ai që konstatoi erën e rëndë dhe e gjeti trupin e foshnjës. Çifti ka dhe një fëmijë autik 15 vjeç, por as nëna, as djali nuk janë në gjendje të japin shpjegime. Gruaja është dërgua në maternitet për ndihmë mjekësore. 

Policia e Korçës njoftoi zyrtarisht se: 

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A, (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë. Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco