‘Më kishte 60 mijë lekë borxh nga ndërzimi i dhive’/ Dëshmia e autorit të krimit makabër: E kapa prej fyti...

‘Më kishte 60 mijë lekë borxh nga ndërzimi i dhive’/ Dëshmia e autorit të krimit makabër: E kapa prej fyti...

16:46, 24/01/2022
A+ Aa A-

Ngjarja makabër e ndodhur pak ditë më parë është zbardhur nga dëshmia e dhënë në polici nga Fetah Marra, i cili a deklaruar se vrau 63-vjeçaren Fatime Suli pasi i kishte borxh 60 mijë lekë të vjetra, si rezultat i mbarështimit të bagëtive.

Në deklaratën e tij Marrës, thuhet se i gjithë fshati i mbarështonte tufat e dhive me 3 cjapet e tij të racës dhe për çdo mbarështim i paguanin atij 5000 lekë.

Dëshmia e vrasësit Fetah Marra në polici:

Fatimeja më kishte 6000 mijë lekë nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t’ja kërkuar. Kur shkova atje e pashë shumë afër duke biseduar me një bari tjetër, Izetin, dhe u largova. U ktheva përsëri 1-orë më vonë, isha i pirë dhe pasi e pashë vetëm iu afrova dhe i kërkova lekët. Ajo filloi të bërtiste e të më gjuante me gurë dhe unë e kapa nga prapa në fyt dhe e shtrëngova. Pas disa sekondash ajo ra në tokë pa ndjenja. E shkunda disa herë dhe kur e pashë që nuk po merrte frymë e kuptova që kishte vdekur. Nga frika se mos me zbulonin, e tërhoqa zvarrë disa metra për ta hedhur në një kanal në afërsi të serave të saj dhe e mbulova mirë me gjethe e rrozga, duke shpresuar që do ta gjenin me vonesë dhe nuk do më fajësonin mua. U largova me vrap mes për mes tokave dhe shkova në shtëpi, kur më doli pija dhe po kujtohesha as vetë nuk e besova që e gjithë kjo kishte ndodhur me të vërtetë deri në momentin që erdhi policia dhe më morën me furgon.’

Gjithashtu, në dëshminë e tij, autori i ngjarjes ka hedhur poshtë aludimet se ka tentuar të abuzojë me viktimën, duke pretenduar se gruaja u gjend e zhveshur nga mesi e poshtë pasi tutat iu hoqën në momentin kur po e tërhiqte zvarrë për ta hedhur në kanal.

Në polici u shoqëruan atë natë edhe 4 barinj të tjerë, dy prej të cilëve kishin dëshmuar se e kishin parë Marrën duke ikur me vrap dhe i trembur përmes tokave, por asnjë prej tyre nuk kishte qenë dëshmitar në momentin e konfliktit mes autorit dhe viktimës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco