'Me tre plumba në trup'/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 34 vjeçarit të plagosur në Shkodër

'Me tre plumba në trup'/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 34 vjeçarit të plagosur në Shkodër

21:02, 03/01/2022
A+ Aa A-

Laçjani 34-vjeçar Vinçens Piroli, i cili u plagos sot në atentat në Shkodër në rrethana të paqarta, raportohet të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Piroli është plagosur me tre plumba pistolete, një në shpatull dhe dy në brinjë, duke e përkeqësuar gjendje shëndetësore të 34 vjeçarit, pasi ka humbur shumë gjak.

I plagosuri 34-vjeçari me banim në Sanxhan u dërgua nga Lezha në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.

Vinçens Piroli dhe shqiptari tjetër Dorjan Lala kanë qenë në kërkim nga policia e Malit të Zi, si të dyshuar për vrasjen e malazezit Momçillo Gjurishic.

Policia dyshon se ngjarja lidhet me hakmarrjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco