2 humbje jete nga COVID dhe 179 të infektuar në 24 orët e fundit

2 humbje jete nga COVID dhe 179 të infektuar në 24 orët e fundit

18:01, 02/01/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1150 testime, 179 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. 

Dy qytetarë kanë ndërruar jetë, ndërsa 213 pacientë janë shëruar. 

Në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar

Përditësimi
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 179 qytetarë, në këto bashki: 

79 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Dimal, Lushnje, 7 në Krujë, 6 në Durrës, nga 5 qytetarë në Mat, Sarandë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Vlorë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Dibër, Pogradec, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Fier, Rrogozhinë, Kurbin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec, Mallakastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Berat. 
Janë 6383 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2  pozitiv: një qytetar nga Dibra 60 vjeç, një qytetar nga Kolonja 66 vjeç.

Janë shëruar 213 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,282 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (2 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         179
Të shëruar në 24 orë       213
Të shtruar në spitale       98
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 1150

Testime totale              1,487,339
Raste pozitive                 210,885
Raste të shëruara             201,282
Raste Aktive                        6,383
Humbje jete                         3,220

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           2944
Fier                 660
Durrës             578
Shkodër          430
Elbasan           405
Vlorë                396
Berat               256
Lezhë              196
Gjirokastër     193
Korçë               153
Dibër                101
Kukës               71

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco