Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Policët do t'i nënshtrohen testit të drogës

Policët do t'i nënshtrohen testit të drogës

13:44, 22/11/2021
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit te drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije se 20 oficerë të drejtorisë së Policisë së Elbasanit janë dërguar për të kryer testin e drogës, për të verifikuar nëse janë përdorues të saj apo kanë konsumuar më herët lëndë narkotike.

Do të jetë reparti i Toksikologjisë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili do të kryejë analizat për efektivët e policisë. Duket se ky proces sapo ka nisur në Elbasan dhe pritet që të vijojë.

Pjesë e testit të drogës nga Policia e Elbasanit do të jenë rangjet më të larta, nga zyrtarët që mbajnë funksionet më të rëndësishme deri te punonjësi më i thjeshtë i kësaj drejtorie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Amla22/11/2021 16:58

Po qeveria?

Shto koment

Denonco