Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën Durrës–Plepa, në zonën e Shkozet, ku një automjet ka përfunduar duke lëvizur kundravajtje në rrugë, duke shkaktuar alarm tek drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i automjetit është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Nuk përjashtohet mundësia që shoferi të ketë qenë në gjendje të dehur ose të ketë pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të mjetit, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin që lidh Durrës me Plepa, ndërsa policia po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
© SYRI.net