Një aksident i frikshëm u shënua pasditen e sotme në rrugën “Azem Hajdari’ në Durrës. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëra ka përfunduar në kanalin e ujrave të zeza.
Mësohet se shoferi I njërës prej makinës është dërguar me urgjencë në spital.
Syri sjell pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.
© SYRI.net