Aksident në aksin Fier–Seman, përplasen dy mjete, plagosen dy persona

15:51, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur Afrimi.

Sipas burimeve nga vendngjarja dhe informacioneve paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një mjet i vogël transportues. Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti katër rrotësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy shtetas, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe ekspertët e kriminalistikës, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco