E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive, bariu gjendet në gjendje shoku...

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive, bariu gjendet në gjendje shoku...

12:19, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën malore të Librazhdit ku kushtet atmosferike kanë qenë tepër ekstreme.

Gjatë stuhisë janë regjistruar dhjetëra goditje rrufesh në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në Malësinë e Sopotit, Polisit, Xhyrës, Dardhës dhe Spatharit, duke krijuar momente paniku dhe frike për banorët që ndodheshin në kullota dhe zona të hapura.

Ngjarja më dramatike ka ndodhur në fshatin Spathar në Njësinë Administrative Qendër, në vendin e njohur si “Arrës”, ku një tufë dhish është goditur nga rrufeja. Si pasojë e shkarkesës së fuqishme elektrike, të gjitha bagëtitë kanë ngordhur në vend, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik familjes së bariut.

Burime nga zona bëjnë me dije se në momentin e goditjes pranë tufës ndodhej edhe bariu S. Kurti. Për fat të mirë, ai ka arritur t’i mbijetojë shkarkesës elektrike, megjithëse është gjetur disa orë më vonë nga të afërmit në gjendje të rënduar psikologjike dhe shoku. Pas ndihmës së marrë, mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Banorët e zonës e përshkruajnë stuhinë si një nga më të fuqishmet e viteve të fundit, ndërsa rrufetë kanë qenë të vazhdueshme për disa orë, duke rrezikuar jo vetëm bagëtitë, por edhe jetën e njerëzve që ndodheshin në kullotat malore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco