‘Plakën nuk e zë gjumi’/ Salvatore, të vëllait në ‘Sky’: Mbushi një dyshek me euro, të flerë rehat

‘Plakën nuk e zë gjumi’/ Salvatore, të vëllait në ‘Sky’: Mbushi një dyshek me euro, të flerë rehat

13:33, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri.Net

Biseda të reja kanë nga dosja hetimore e SPAK, ku dalin zbuluar vëllezërit Salvatore dhe Isa Aliu në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.

Veç trafikut të drogës, komunikimet tregojnë një realitet tjetër siç është ai i fshehjes së sasive të mëdha të eurove dhe investimi i tyre në disa biznese.

“Syri Tv” mëson se gjithçka mbahej shënim nga Isa Aliu që qëndronte në Shqipëri. Ai raportonte gjithmonë tek vëllai i tij Salvatore alias Shpëtim Aliu, që qëndronte në Dubai, nga ku lidheshin kontratat e tregtisë së kokainës.

Në këtë bisedë të mëposhtme dy vëllezërit flasin për sasinë e madhe të eurove, ndërsa Isa Aliu një moment i shpreh një shqetësim vëllait më madh duke i thënë se e ëma ishte shqetësuar shumë për sasinë e madhe të parave.

Në një prej komunikimeve të zbardhura në “Sky”, Isa Aliu, i tregon vëllait të tij, Salvatore Aliu, se nëna e tyre kishte nisur të trembej nga sasia e madhe e parave cash që mbaheshin në banesë.

“...Plakën nuk po e zë gjumi...pasi habitet për shumën e parave që ndodhet në Shqipëri...”- i shkruan Isa Aliu, të vëllait.

Ndërsa ky i fundit, Salvatore, i përgjigjej me ironi duke i sugjeruar: “...Mbushja një dyshek, që të flejë rehat...”.

Komunikimi mes vëllezërve:

Isa Aliu: Ato që kanë dhënë lekët.

Salvatore: Aty në Shqipëri?

Salvatore: Se do t’i mbyll llogaritë me të gjithë.

Isa Aliu: Këtu janë bërë rreth 9 milionë e 800.

Salvatore: Dua të shoh sa lekë të kanë dorëzuar ty.

Salvatore: Edhe si t’i kanë dorëzuar, do m’i kalosh.

Isa Aliu: Me atë që kam mbledhur…

Salvatore: Nuk i dua kështu. I dua në total.

Isa Aliu: OK.

Salvatore: I dua sipas mënyrës si t’i kanë dorëzuar. Ose si i ke mbajtur të shënuara.

Isa Aliu: Po, i kam shënuar.

Isa Aliu: Natën, zemër, plaka ka filluar të trembet.

Salvatore: Pse? Për çfarë? Çfarë ka?

Isa Aliu: Po, sa herë vjen dikush dhe më sheh…

Salvatore: Po s’ka gjë, çfarë ka parë?

Isa Aliu: Po pra.  Habitet.

Salvatore: Mbushja një dyshek. Që të flejë rehat.

Isa Aliu: Thotë: “Pse ekzistojnë kaq shumë?”

Salvatore: Janë edhe 20. Akoma. Që duhet të vijnë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco