Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona

08:34, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur jetën pas përplasjes së një kamioni me një makinë.

Viktimë ka mbetur shoferi i mjetit. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur djali dhe motra e viktimës. Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihm mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se viktima ishte nga Kosova. Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka shoqëruar shoferin e kamionit.

Njoftimi:

“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë-Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco