Kavajë/ Vëllai godet me thikë vëllanë, 74-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital (EMRAT)

Kavajë/ Vëllai godet me thikë vëllanë, 74-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital (EMRAT)

21:42, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku vëllai ka qëlluar me thikë vëllain e tij.

Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Muhamet Rreshka ka goditur disa herë me thikë të vëllanë Eqerem Rreshka, ku për pasojë ka gjetur dhe vdekjen/

‘Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë’, raporton Policia.

Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Kavajë

Plagosi me mjet prerës vëllain, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën rrugës për në spital, kapet dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco