Dy të rinj plagosen me thikë pas një konflikti në Sukth, njëri jashtë rrezikut për jetën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Sukthit, në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal.
Sipas informacioneve paraprake, dy të rinj janë plagosur me mjete prerëse, thikë gjatë përplasjes, e cila më pas ka përshkallëzuar në dhunë fizike.
Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se njëri prej tyre ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri po merr trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
© SYRI.net