Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon protesta qytetare

Lexoi kërkesën për dorëheqjen e tij/ Rama i ndërsen SPAK-un dhe antiterrorin luftëtarit të UÇK

Lexoi kërkesën për dorëheqjen e tij/ Rama i ndërsen SPAK-un dhe antiterrorin luftëtarit të UÇK

20:49, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

lton Qyno – Syri.net/

Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili prej 3 ditësh është futur brenda një cikloni sulmesh nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij.

Mësohet se ditën e sotme Goxhaj është thirrur në Policinë e Shtetit, ku është marrë në pyetje nga oficerë të njësisë së antiterrorit, për një deklaratë publike të dhënë prej tij në emisionin “Quo Vadis” në televizionin “Vizion Plus”.

Deklarata publike për rotacion përmes “plumbit” është bërë nga Dritan Goxhaj më shumë se 5 muaj më parë. Por tashmë oficerët e antiterrorit, të shtyrë edhe nga presioni politik i momentit, e kanë parë të arsyeshme ta thërrasin dhe ta marrin në pyetje.

Pas marrjes në pyetje, Dritan Goxhaj është lënë sërish i lirë. Deri në këtë fazë nuk dihet se për çfarë vepre penale e ka nisur hetimin zyra e antiterrorit, por kjo është një sektor i Policisë së Shtetit që bashkëpunon ngushtë me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Nëse do të ketë një dosje penale kundër Goxhajt, ajo në ditët në vijim mund të regjistrohet në SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco