Skandali/ Taulant Balla paralajmëron deklaratë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së

Skandali/ Taulant Balla paralajmëron deklaratë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së

12:29, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Taulant Balla i gjendur përballë presionit të medias dhe opinionin publik mbarë shqiptar pas deklaratave të tij ku quan mercenarë të paguar heronjtë e luftës në Kosovë është përpjekur sot që të bëjë bisht me një përgjigje të shkurtër që për këtë çështje “do të flasë Organizata e Veteranëve të Luftës në Kosovë”.

Tani së çfarë lidhje ka OVL e UÇK me deklratat e kreut të grupit të PS që është rrethuar nga mijra protestues në Tiranë nuk është shumë e qartë.

Por se si Taulant Balla të mund të dijë përgjigjen e OVL pas skandalit që ka bërë vetë ai, kjo është shumë e rëndë dhe ngre dyshime serioze për përdorimin e kësaj organizate për interesa të pista të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Nëse organizata që mbron dhe përfaqëson të rënët gjatë luftës në Kosovë bëhet zëdhënëse apo varkë shpëtimi për një deputet të parlamentit shqiptar që është akuzuar më shumë se një here si një përfaqësues i krimit në politikë, ky do të ishte një skandal i madh.

Kujtojmë se një ditë më parë ka qenë vetë Balla që ka publikuar një dokument duke e quajtur mercenar heroin Kombëtar Tahir Sinani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco