Bardhi: Rama i vuri kyçin Kuvendit nga frika e protestës, refuzoi debatet për kërkesat e qytetarëve

12:48, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë Rama për bllokimin e Kuvendit dhe refuzimin e çdo debati mbi shqetësimet e qytetarëve që protestojnë prej disa javësh në Tiranë.

 Ai tha se mazhoranca ka rrëzuar kërkesat e opozitës për interpelancë urgjente dhe mocione debati, duke shmangur diskutimin mbi rezolutën e Parlamentit Europian dhe kërkesat e protestuesve.

Sipas Bardhit, mungesa e reflektimit në Kuvend tregon, sipas tij, frikën e qeverisë për t’u përballur me realitetin politik dhe qytetar.

Bardhi: Partia socialiste që foli për gjithçka po nuk tha asgjë për atë që sot shqetësojnë qytetarët shqiptarë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike me përgjegjësinë që do të duhet të ketë çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka dëgjuar dhe vlerësuar me shumë vlerësim shqetësimet e qytetarëve shqiptarë që prej 26 ditëve protestojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit të Tiranës. Është fakt i njohur botërisht që protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë vëmendjen e disa parlamenteve europiane. Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë vëmendjen e eurodeputetëve në seancën e fundit plenare të Parlamentit Europian. I vetmi parlament në rruzullin tokësor që nuk i ka kushtuar asnjë vëmendje shqetësimeve të qytetarëve prej 26 ditëve në shesh është Parlamenti i Shqipërisë. Dhe me përgjegjësinë e plotë që na dikton detyra si parlamentar, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin, në raport me shqetësimet e qytetarëve, do duhet të japë informacion Kuvendit të Shqipërisë nëse ka marrë apo jo ndonjë masë për të adresuar shqetësimet e qytetarëve. Së dyti, ka dorëzuar një mocion me debat për rolin që do të duhet të luajë Kuvendi në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve. Dhe gjithashtu, ka dorëzuar një mocion me debat mbi rezolutën e fundit të Parlamentit Europian që cakton detyrat e shtëpisë për Republikën e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit europian. Dhe kjo rezolutë do të duhet të ishte që nga dita e një, plani ynë i vetëm i punës në Kuvendin e Shqipërisë. Të tre kërkesat janë refuzuar sot në Konferencën e Kryetarëve, pa asnjë argument nga përfaqësuesit e mazhorancës, dhe me gënjeshtrën e tyre se ne po tentojmë të bëjmë rolin e zëdhënësit të protestuesve. Në asnjë moment, as në kërkesat e dorëzuara me shkrim, dhe as në mbledhjen e sotme, nuk kemi pretenduar të bëjmë zëdhënësin e qytetarëve që protestojnë prej 25 apo 26 ditëve. Mirëpo ne nuk mund të bëjmë sikur nuk jetojmë në Shqipëri. Ne nuk mund të sillemi sikur qytetarët nuk kanë shqetësime të drejta që do të duhet të adresohen. Dhe kjo është arsyeja pse kemi kërkuar një debat në Kuvendin e Shqipërisë, debat që e përsëris është realizuar në Parlamentin Europian, qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë. Është realizuar në Bundestag-un gjerman, deputetë të Bundestag-ut gjerman kanë folur në seancat e tyre plenare për shqetësimet e protestuesve në Tiranë. Dhe ne nuk mund të sillemi sikur qytetarët nuk kanë shqetësime. Ne nuk mund të sillemi sikur ata qytetarë që protestojnë prej 25 apo 26 ditësh nuk ekzistojnë. Janë qytetarë shqiptarë, pavarësisht se kë kanë votuar, kanë votuar një apo dy apo tre, apo më shumë përfaqësues në atë kuvend me 140 deputetë. Mirëpo Taulant Balla dhe Edi Rama është mësuar që në kuvend të bëjë vetëm zëdhënësin e interesave të grupeve kriminale, ku gjatë këtyre 14 viteve, në një ditë të vetme, nuk janë përpjekur të bëjnë zëdhënësin apo përcjellësin, adresuesin e shqetësimeve të qytetarëve. Të treja kërkesat tona janë të drejta, të pakushtëzuara nga vullneti i krimit të organizuar përfaqësuar në kuvend nga Taulant Balla dhe nga Edi Rama. E drejta për të kërkuar mocion me debat është një e drejtë që na e njeh rregullorja e Kuvendit dhe nuk mund të shmanget. Dhe mocionin me debat të cilin unë e kam këtu dhe po e citoj për të shmangur çdo keqkuptim, e kemi kërkuar mbi tre rekomandime të përfshira në rezolutën e Parlamentit Europian që korrespondojnë edhe me kërkesat e protestuesve.  

Ndryshe nga sa gënjeu publikisht Taulant Balla dhe Edi Rama, e vërteta është që shqetësimet e qytetarëve që protestojnë prej ditësh tashmë në bulevardin qendror të Tiranës, kanë gjetur pasqyrim në paragrafin 47, 48 dhe 49 të rezolutës së Parlamentit Europian. Për këtë kemi kërkuar të diskutojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Ne nuk mund të diskutojmë për projektet e artur shehut në kuvend, nuk është kjo detyra jonë. Nuk mund të diskutojmë në kuvend për projekte ku pastrohen paratë e krimit të organizuar, apo të votojmë ligje speciale për t'i favorizuar përfaqësuesit e krimit të organizuar. Këtë e bën Taulant Balla me gjithë tufën e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Ne nuk jemi për këtë në kuvend, ne jemi për të përfaqësuar interesin e qytetarëve. Dhe shqetësimet e atyre qytetarëve që protestojnë prej ditësh do të duhet të diskutohen dhe të adresohen nga Kuvendi i Shqipërisë. E dëgjova të fliste lloj-lloj budallallëqesh në konferencën me ju. Të luante atë rol që nuk e luan asnjë parlamentar në botë, të nxjerrjes së fletërrufeve ndaj qytetarëve që protestojnë, të fyejë qytetarët që protestojnë, të intimidojë qytetarët që protestojnë, të arrijë deri aty sa të keqpërdorë luftën çlirimtare të Kosovës për temë dhe debat dite në Shqipëri, të keqpërdorë figura kombëtare siç ishte rasti i djeshëm i Ali Ahmetit me gënjeshtra dhe broçkulla në raport me qytetarët që ishin një rrezik, ishte shqetësuar shumë i nderuari miku i Shqipërisë Ali Ahmeti për rrezikun që po i vinte shqiptarëve nga shqiptarët që protestojnë. Detyruan djalin e Hashim Thaçit të vinte se kishte nevojë Edi Rama për një foto. Kjo nuk tregon që qytetarët nuk kanë të drejtë. Kjo tregon që qytetarët kanë të drejtë dhe Edi Rama është i shqetësuar. Prandaj edhe refuzoi të trija kërkesat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në përputhje me kushtetutën dhe rregulloren që Kuvendi të trajtojë këtë çështje. Dhe arritën deri aty sa këtë javë, edhe pse ishte e planifikuar në kalendarin e Kuvendit të kishte dy seanca plenare, t'i vinin kyçin Kuvendit të Shqipërisë. Nuk është javë e gjelbër kjo ku ne jemi. I kanë mbyllur Kuvendin e Shqipërisë të javë sepse janë të shqetësuar që në atë kuvend të diskutohet për kërkesat e qytetarëve, për shqetësimet e qytetarëve dhe për arsyet që i kanë nxjerrë qytetarët në protestë. Pa diskutim për ne kjo është e papranueshme. Është e papranueshme që i vetmi parlament në Europë dhe në botë që nuk flet për shqetësimet e qytetarëve shqiptarë është Parlamenti i Shqipërisë. Pra ne shohim dhe komentojmë... ai që kishit ju përpara në konferencë për shtyp, komenton çfarë folën eurodeputetët në Parlamentin Europian për protestën e qytetarëve, por nuk lejon që deputetët shqiptarë në Parlamentin e Shqipërisë të diskutojnë për kërkesat e qytetarëve. Kaq e sharrak i ka bërë kjo protestë 25 ditë e qytetarëve, protestë paqësore e qytetarëve shqiptarë me kërkesa të drejta dhe me shqetësime të drejta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco