Rama refuzon t’u përgjigjet kërkesave të protestuesve, rrëzon kërkesën për mocion me debat

Rama refuzon t’u përgjigjet kërkesave të protestuesve, rrëzon kërkesën për mocion me debat

12:14, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ka rrëzuar sot kërkesën e opozitës parlamentare për mocion me debat në parlament për kërkesat e qindra mijëra qytetarëve që protestojnë prej 25 ditësh në sheshet e Shqipërisë dhe botës ku dhe kanë formuluar 5 kërkesa, kryesorja dorëheqja e panegociushme e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Por kamikazi i Ramës, Taulant Balla, ka refuzuar dhe rrëzuar me forcën e kërtonëve kërkesën për mocion me debat.

“Kushdo qofshin organizatorët, meqë kanë pasdite radhën e tyre për të folur në përgjigjen edhe nëse partia e PD ka mandat apo jo. Sapo nga protestuesit të mbërrijë në kuvend një kërkesë me shkrim do t’u përgjigjem. PD kërkonte në emër të protestuesve, 1, 2, 3, 4 gjëra, kështu ishte ndërtuar kërkesa për mocion me debat”, tha ai.

Mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat mbi protestën e qytetarëve dhe kërkesat e tyre si dhe për raportin e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mazhoranca po i shmanget debatit parlamentar mbi raportin e fundit të Parlamenti Europian për Shqipërinë.

Sipas Bardhit, raporti përmban kritika ndaj qeverisë për korrupsionin, ligjet klienteliste, mbrojtjen politike të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion dhe lirinë e medias.
Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kundërshtoi kërkesat e paraqitura nga opozita, duke argumentuar se ato nuk përmbushin kriteret e parashikuara në Rregulloren e Kuvendit dhe në Kushtetutë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco