VIDEO-SYRI TV/ Përplasja ishte aq e fortë sa 2 viktimat humbën jetën në vend!

VIDEO-SYRI TV/ Përplasja ishte aq e fortë sa 2 viktimat humbën jetën në vend!

11:04, 11/11/2021
A+ Aa A-

Rrugët e Tiranës janë thuajse të boshatisura gjatë orëve të natës, edhe për shkak të kufizimit të lëvizjes si pasojë e pandemisë. E në vend që ky të jetë një faktor që ul rrezikun për aksidente, orët e para të kësaj të enjteje duket se bëri të kundërtën.

Klan News ishte në kryqëzimin e 21 Dhjetorit, aty ku ndonëse policia e ka pastruar vendin e ngjarjes, gjurmët e përplasjes mes 2 makinave, janë ende të dukshme.

2 janë viktimat e aksidentit tragjik. Gjithçka ndodhi në këtë kryqëzim, rreth orës 03:20.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, një përplasje që ishte aq e fortë sa mjetet u shkatërruan. Viktimat, Luan Cenollari dhe 69-vjeçari Ali Bejo, ndodheshin në të njëjtën makinë. Cenollari ishte shofer, ndërsa Bejo pasagjer. Ata gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

Shoferi i makinës tjetër, që sipas të gjitha të dhënave deri më tani rezulton si shkaktar i ngjarjes së rëndë ishte 30-vjeçari Emirjan Doko. Ai mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës.

Pritet që pasi gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet, 30-vjeçari të japë versionin e tij të ngjarjes. Deri në këto momente, të dhënat e rëndojnë pozitën e tij. Ai dyshohet se ishte i dehur, me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kaloi me semafor të kuq... Në makinë iu gjet edhe një pushkë, që mbetet e paqartë nëse e kishte ose jo me leje.

Kryqëzimi i 21 Dhjetorit është një ndër pikat kyçe për të lëvizur në brendësi të kryeqytetit, ndaj është një kryqëzim që ka gjithnjë qarkullim të automjeteve. Semaforët kanë qenë funksionalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco