Krimi në Elbasan/ 14-vjeçarja tregon lidhjen me dy vëllezërit: Më kanë shfrytëzuar për një vit…

Krimi në Elbasan/ 14-vjeçarja tregon lidhjen me dy vëllezërit: Më kanë shfrytëzuar për një vit…

19:15, 08/11/2021
A+ Aa A-

Vajza e mitur 14-vjeçare, e cila dyshohet se është bërë shkak i sherrit mes një grupi të rinjsh që përfundoi në një krim të rëndë të shtunën në Elbasan, ku vëllai i saj qëlloi për vdekje Florenc Kovaçin dhe plagosi Mikel Kovaçin, rrëfen për mediat se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë.

Në një prononcim, e mitura tha se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit.

Rrëfimi i vajzës

Pyetje: Çfarë ka ndodhur midis vëllait, Arditit dhe viktimës. Pra si ka nisur konflikti?

Konflikti, unë për të ndenjur me Mikel Kovaçin dhe shoqërohesha aty edhe me Florenc Kovaçin. Kundërshtoja familjen time dhe ikja prej shtëpie. Patjetër që kur i bëja këto isha nën efektin e lëndëve narkotike. Hashash ka përdorur vetëm këtë lëndë.

Pyetje: Me thotë një anëtar i familjes tënde. Që viktima në këtë rast i ka dërguar një video Arditit dhe është kjo video me momente intime tuajin që ka bërë që Arditi të marrë këtë vendim dhe të godas me thikë Mikelin. Sa e vërtetë është kjo?

Tek kjo pjesa skam dijeni. Pasi e thanë shefat e komisariatit e mora vesh. Nuk e dija fare këtë pjesë. Se në fillim kanë bërë një sherr dhe më pas ka ndodhur ngjarja. Pasi erdhi herën e dytë.

Pyetje: Ke denoncuar ndonjëherë në polici Mikelin?

Po, familja ime po

Pyetje: Po pse vazhduat me Mikelin, kur e dinit që kjo situatë do të agravonte?

As vetë nuk e di. As vetë.

Pyetje: Si e ke njohur Mikelin? A ka ushtruar dhunë ai ndaj teje?

Disa herë. Kanë qenë për arsye koti. Me shenja të nxira. Nuk kam denoncuar

Pyetje: Po të kishit denoncuar e dinit që kjo situatë nuk do ndodhte?

E di. Nuk do ndodhte. Jam e vetëdijshme për çdo lloj gjëje. Sigurisht më vjen keq për vëllanë. Se me atë jam rritur. Arditin e kisha me tepër se vëlla e kisha mama, baba të gjitha me pak fjalë. Jam e vetëdijshme!

Pyetje: Në lagje ke pasur ngacmime të tjera? Dhe i keni denoncuar?

Po është e vërtetë. Se di pse mua. Nuk e di është thjeshtë rastësi le të themi se kur kanë qenë denoncimet kam qenë 11-12 vjeç. Rrija vetëm në shpi dhe me gocat e lagjes. Shpi shkolle. Tani nuk po shkoj më në shkollë.

Pyetje: Pse nuk po shkon?

Nuk ka të bëjë aty. Por për ca kohë nuk jam në gjendje të vazhdoj. Mund të kaloj në gjendje…Fajin e kam vetë. Nuk kanë qenë vendime të sakta për moshën dhe zgjedhjen time. Edhe ku dilja e ku rrija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco