Lajmi i fundit

Meta: Po shkoj te Dumdumani që nuk guxon të përmendë emrin e Ramës

Ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës, Pajtim Rrushi: Covid më ka lënë me pasoja, nuk mbaj mend asgjë

Ekzekutimi i Ruzhdi Hoxhës, Pajtim Rrushi: Covid më ka lënë me pasoja, nuk mbaj mend asgjë

16:23, 08/11/2021
A+ Aa A-

Pajtim Rrushi, vëllai i Fredi Rushit, personi i cili dyshohet se është vrasësi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, u mor në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.

Pas ndalimit, ai u ka thënë hetuesve se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja pasi Covid-19 e kishte lënë me pasoja, por tentativa e tij u hodh poshtë nga policia pas paraqitjes së pamjeve filmike, ku Pajtimi duket që merr automjetin i cili transportoi viktimën.

Burime pranë policisë thanë se ai nuk ka pranuar të tregojë vendndodhjen e mjetit, ndërsa policia pret të gjejë gjurmë ADN-je brenda makinës.

Ai nuk ka treguar asgjë për ngjarjen dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen.

Policia beson se pas ekzekutimit të Hoxhës, Fredi Rrushi i ka marrë celularin dhe e ka hedhur në afërsi të Shkollës së Bashkuar.

Celulari i viktimës u gjet nga një taksist i cili e shiti në një servis celularësh.

Më pas, Prokuroria, nëpërmjet qelizave telefonike, bëri të mundur gjurmimin dhe gjetjen e celularit, ndërsa biseda e fundit e verifikuar edhe nëpërmjet kartës sim përkonin me viktimën Ruzhdi Hoxha.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco