VIDEO/ Vrau me thikë 26-vjeçarin dhe plagosi vëllain tjetër, gjykata merr vendimin për autorin

VIDEO/ Vrau me thikë 26-vjeçarin dhe plagosi vëllain tjetër, gjykata merr vendimin për autorin

15:14, 08/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 24-vjeçarin, Ardit Hida, i cili akuzohet se vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin. Trupa gjykuese ka dhënë masën “arrest me burg” për të riun.

Mësohet se Hida ka thënë në sallën e gjyqit se i ka goditur vëllezërit me thikë, pasi i ngacmonin motrën 14-vjeçare.

“I jepnin alkol dhe lëndë narkotike. Në momentin që i takova më ofenfuan rëndë, u kërkova të mos kishin kontankte me motrën time,” ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri me thika mbrëmjen e së premtes së kaluar që agravoi në përdorimin e armëve të ftohta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco