Lajmi i fundit

LIVE/ Tryeza e PL për sipërmarrjen, Meta mbërrin pas daljes nga SPAK

I prezantohen si policë, i vjedhin makinën

I prezantohen si policë, i vjedhin makinën

11:58, 04/11/2021
A+ Aa A-

Dy persona janë shpallur në kërkim pasi kanë arritur ti vjedhin makinën një qytetari duke u prezantuar si punonjës policie. Ngjarja është shënuar dje, 3 nëntor 2021, në rrugën “Llazi Miho” të Tiranës.

Policia ka arritur të identifikojë njërin dhe e ka shpallur në kërkim ndërsa po punohet për identifikimin e tjetrit.

”Më datë 04.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit  Y. B, 35 vjeç, sepse më datë 03.11.2021, në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me persona të tjerë(punohet për identifikimin e tyre), duke u prezantuar si punonjës policie, i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C dhe G. C(vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin.

Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të ngjarjes" thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco