Lajmi i fundit

LIVE/ Tryeza e PL për sipërmarrjen, Meta mbërrin pas daljes nga SPAK

Tragetet me vonesë në port, peshkarexhat nuk lejohen të dalin në det

Tragetet me vonesë në port, peshkarexhat nuk lejohen të dalin në det

08:45, 04/11/2021
A+ Aa A-

Në Vlorë moti i keq ka ndikuar shumë sa i përket qarkullimit të trageteve. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë është nisur nga porti i Brindisit saktësisht në orën 06:30 dhe parashikohet të mbërrije në portin e Vlorës rreth orës 12:00. Kjo do të thotë që vonohet në total me 6 orë.

Kushtet hidrometeorologjike vijojnë te jenë të përkeqësuara. Shpejtësia e erës llogaritet 17-25m/s në drejtim jug-juglindje dhe në det të hapur dallgët arrijnë 6-7 ballë.

Mjetet e vogla lundruese si anije mallrash dhe peshkarexhat janë njoftuar të mos dalin në det deri në një njoftim të dytë nga kapiteneria e portit të Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco