Hetim në mbarë Europën për hajdutin që ndodhet në Ballkan, grabitësi më i madh në histori

Hetim në mbarë Europën për hajdutin që ndodhet në Ballkan, grabitësi më i madh në histori

08:36, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një hetim evropian është duke u zhvilluar për një person të akuzuar për një nga vjedhjet më të mëdha në historinë ligjore angleze, njofton BBC.

Alfredo Lindley thuhet se ka udhëhequr një sërë vjedhjesh në shtëpitë luksoze të tre të famshëmve në dhjetor të vitit 2019 – duke përfshirë një bastisje prej 25 milionë paundësh në shtëpinë e trashëgimtares së F1, Tamara Ecclestone.

Autoritetet italiane gjithashtu e akuzojnë Lindley për bastisjen e shtëpisë së Patrick Vieira, tani menaxher i Crystal Palace, në vitin 2009.

Lindley besohet të jetë në Beograd.

Shtetasi peruan 40-vjeçar ka precedentë penalë në Itali për mashtrime dhe vjedhje me identitete të shumta që datojnë që nga viti 1995, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga BBC.

Image

Policia e Milanos e ka lidhur Alfredo Lindley me vjedhje të tjera në Itali.

Informacioni tregon në dekadën e kaluar Lindli ka përdorur të paktën 19 emra të rremë - duke përfshirë Daniel Vukovic, Ljubomir Romanov dhe Ljubomir Radosavlejic.

Dokumentet tregojnë se këto identitete kanë lidhje me qytete të ndryshme evropiane, duke përfshirë Beogradin, Sarajevën, Milanon dhe Zagrebin.

Nën emrin Ljubomir Romanov, Lindley u paraqit përpara një gjykate në Beograd më 27 gusht, ku duhej të përballej me ekstradim në Mbretërinë e Bashkuar.

Çështja është ngritur nga Departamenti për Krimin e Organizuar të Serbisë. Megjithatë, ekstradimi u refuzua nga autoritetet serbe dhe Lindley ende besohet të jetë në Beograd. Ai figuron si bashkëpronar i një biznesi ndërtimi në qendër të qytetit.

Sipas letërnjoftimit të lëshuar nga qeveria serbe, adresa e tij e shtëpisë është në qytetin e Obrenovcit, një komunë e Beogradit.

Detektivët e Policisë britanike thonë se Lindley "kërkohet për t'u marrë në pyetje në lidhje me një seri vjedhjesh me vlerë të lartë të kryera në dhjetor 2019 në lagjen Kensington dhe Chelsea".

Gjatë 13 ditëve të para të dhjetorit 2019, sende me vlerë rreth 26 milionë paund u morën nga shtëpitë në Londër të zonjës Ecclestone, Frank Lampard dhe ish-pronarit të vdekur të Leicester City Vichai Srivaddhanaprabha.

Bastisja vetëm në rezidencën e zonjës Ecclestone - në një nga rrugët më të shtrenjta në botë - besohet të jetë vjedhja më e madhe e një shtëpie në historinë e njohur angleze.

Shumica e bizhuterive dhe orëve të vjedhura nuk janë gjetur kurrë.

Image

Një byzylyk Cartier ishte mes sendeve personale të zonjës Ecclestone të zhvatura gjatë vjedhjes.
 
Më herët gjatë këtij viti, katër shtetas rumunë u gjykuan për vjedhje pas një gjyqi dy-mujor. Shtetasit italianë Jugoslav Jovanoviç, 24 vjeç, Alessandro Donati, 44 vjeç dhe Alessandro Maltese, 45 vjeç, u ekstraduan secili nga Italia në Britani të Madhe dhe kanë pranuar pjesëmarrjen e tyre në bastisje. Ata do të dënohen nga gjykata në Isleworth më 15 nëntor.

Image

Alessandro Maltese, Jugoslav Jovanovic and Alessandro Donati u arrestuan në Itali dhe u ekstraduan në Britaninë e Madhe.
 

Më 30 nëntor 2019, nën emrin Daniel Vukovic, Lindley, së bashku me Jovanovic, fluturuan  me avion për në Londër Stansted që nga Stokholmi, sipas dosjes gjyqësore.

Të dy ngritën një bazë në një hotel në Orpington, në juglindje të Londrës. Të nesërmen Jovanoviç plaçkiti shtëpinë e ish-futbollistit të Chelseas dhe Anglisë, Lampard dhe gruas së tij Christine, në perëndim të Londrës, kur çifti kishte dalë.

Sende që vlenin më shumë se 50,000 paund u vodhën, duke përfshirë mansheta Patek Philippe me ngjyrë ari të bardhë, një orë xhepi Cartier, dy ora grash prej ari rozë dhe një gjerdan ari Mia Lia. Lindley akuzohet nga policia si i përfshirë në këtë vjedhje.

Image

Shtëpia e Frank dhe Christine Lampard në Londrën perëndimore u grabit më 1 dhjetor 2019
 

Më pas, më 10 dhjetor, një pronë në Knightsbridge që i përkiste familjes së pronarit miliarder të Leicester City, Srivaddhanaprabha, u grabit.

Z. Srivaddhanaprabha kishte vdekur në një përplasje helikopteri jashtë stadiumit King Power në tetor 2018 dhe familja e tij tha se shtëpia kishte mbetur e paprekur që nga vdekja e tij.

Lindli akuzohet se ka plaçkitur shtëpinë së bashku me Jovanoviçin, Maltezin dhe Donatin. Jurive iu tha nëntorin e kaluar se midis sendeve të marra ishin shtatë ora Patek Philippe, një orë inteligjente Tag Heuer dhe rreth 400,000 euro në para.

Image

Vichai Srivaddhanaprabha e bleu Leicester City në 2010

Të nesërmen, grupi darkoi në një restorant sushi afër Harrods ku hëngrën një drekë me shampanjë dhe prej 760 paundsh.

Më në fund, më 13 dhjetor, Lindli thuhet se ka kryer bastisjen e Ecclestone, së bashku me Maltese dhe Donatin, ndërsa Jovanoviç ruante.

Gjykata e Kurorës në Isleworth dëgjoi se burrat, të pajisur me kaçavida, shënjestruan shtëpinë e pallatit përballë trashëgimtares F1 të Pallatit Kensington, znj. Ecclestone, që e ka me bashkëshortin e saj Jay Rutland. Çifti ishte nisur për pushime Krishtlindjesh në Lapland vetëm disa orë më parë.

Kensington Palace Gardens është rruga më e shtrenjtë në botë, ka një prani rojesh të armatosur roje dhe është rezidencë e ambasadave ruse, franceze dhe izraelite si dhe e pronarit të Chelsea, Roman Abramovic dhe Sulltanit ty Bruneit.

ImageJay Rutland, Tamara Ecclestone dhe vajza e tyre ishin nisur për në Lapland në mëngjesin e vjedhjes.

Shumë nga dhomat brenda rezidencës së zonjës Ecclestone u pastruan nga sendet me vlerë. Në pak më shumë se një orë, hajdutët u larguan me 400 sende, bizhuteri dhe shuma të mëdha parash.

Pas një qëndrimi të shkurtër në një AirBnB në Chelsea, Lindley u largua nga vendi më 18 dhjetor me një avion të AirSerbia që nga Heathroë drejt e në Beograd.

Detektivët nuk besojnë se Lindley është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar që atëherë.

Image

Para se të largohej nga Mbretëria e Bashkuar, Lindley u kap në CCTV brenda dyqanit Harrods shumë here.

Autoritetet në Itali pretendojnë se Lindley është i lidhur me më shumë vjedhje të nivelit të lartë.

Ata thonë se në shtator 2009 ai dhe disa bashkëpunëtorë bastisën shtëpitë e futbollistëve ndërkombëtarë Patrick Vieira dhe Sulley Muntari.

Dy mesfushorët ishin duke luajtur në një derbi të Milanit për Internazionale, kur shtëpitë e tyre u plaçkitën.

Dokumentet e gjykatës italiane pretendojnë se banda kishte në zotërim një kasafortë që përmbante rreth 15,000 euro, stoli dhe 28 "ora të mrekullueshme" me vlerë rreth 200,000 euro.

Image

Patrick Vieira (poshtë djathtas) pati sukses me Arsenalin përpara se të kalonte te Juventus dhe më pas te Inter Milan

Vlera e vlerësuar e sendeve nga të dyja vjedhjet ishte mbi 1 milion euro.

Sipas dokumenteve, procedimet ndaj tij ende nuk janë zhvilluar, megjithëse ato do të fillonin në qershor 2017.

Gazetat gjithashtu theksojnë se në natën e Vitit të Ri 2010, Lindley u kap nga kamera duke hyrë në apartamentin në Milanos të Maria Luisa Gavazzeni, vejushës së stilistit Nicola Trussardi.

Image

Maria Luisa Gavazzeni ishte e martuar me Nicola Trussardi

Pasi hapën me forcë një dritare, Lindley dhe bashkëpunëtorët e tij morën një kasafortë që përmbante bizhuteri me vlerë 2 milionë euro. Ai u burgos për dy vjet e katër muaj për pjesëmarrjen e tij në vjedhje. Lindley dhe përfaqësuesit e tij ligjorë nuk u përgjigjën kur u kontaktua nga BBC./ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco