EMRI/ I dënuar për plagosje, arrestohet i shumëkërkuari në Durrës

EMRI/ I dënuar për plagosje, arrestohet i shumëkërkuari në Durrës

08:30, 04/11/2021
A+ Aa A-

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje.

Ja njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Xhuljan Sejdini, 18 vjeç, banues në Sukth, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". 

Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco