KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës Ndini Tavani

KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës Ndini Tavani

20:41, 03/11/2021
A+ Aa A-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili ishte pezulluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Tavani u shkarkua nga trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Alma Faskaj kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Roland Ilia anëtar. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Ndini Tavani është kryer në të tri kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjmore të mbajtur me 7 tetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme për të tre kriteret e rivlerësimit dhe i ka kaluar subjektit barrën e provës.

Tavani ka dhënë shpjegimi për problemet e konstatuara nga hetimi administrativ dhe ka kërkuar konfirmimin në detyrë. Shpjegimet e dhëna nga prokurori kanë bindur vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së. Dy anëtarët e tjerë kanë vendosur për shkarkimin nga detyra të prokurorit.

Ndini Tavani ka përfunduar studimet për drejtësi dhe ka ushtruar profesionin e avokatit në vitet 2003-2004. Më pas, ai ka vazhduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe pas vitit 2007 ka ushtruar funksionin e prokurorit në Durrës, Vlorë dhe Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco