‘Maskat më sulmuan portën e shtëpisë’, denoncimi i 41-vjeçares në Tiranë

‘Maskat më sulmuan portën e shtëpisë’, denoncimi i 41-vjeçares në Tiranë

16:15, 03/11/2021
A+ Aa A-

Një 41-vjeçare nga Tirana ka denoncuar pesë ditë më parë, se disa persona ende të paidentifikuar i kanë sulmuar derën e shtëpisë disa herë.

Kështu, Policia dhe Prokuoria e Tiranës janë vënë në lëvizje, për të zbuluar se kush janë personat që dëmtojnë derën e kallëzueses.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.3, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi shtetasja R. P, 41 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 28.10.2021, persona të paidentifkuar, i kanë shkaktuar dëmtime, dyshohet me sende të forta në portën e jashtme të banesës së saj, me adresë në rrugën “Kastriotet”, Tiranë, ngjarje kjo sipas kallzueses e përsëritur në kohë të ndryshme”, deklaron policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë së kryeqytetit, vazhdon puna për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë autorin/autorët e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco