Lajmi i fundit

OKB miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë: 11 Korriku, dita e Përkujtimit!

'Narcos'/ Banda e goditur në Belgjikë organizoi vrasjen e Arjan Spahiut

'Narcos'/ Banda e goditur në Belgjikë organizoi vrasjen e Arjan Spahiut

13:19, 28/10/2021
A+ Aa A-

Policia belge organizoi të martën një prej operacioneve më të mëdha, për të goditur një rrjet të mafias shqiptare.

Por portali belg SudInfo raporton se grupi i goditur është përgjegjës për të paktën një vrasje të kryer në Belgjikë.

Bëhet fjalë për vrasjen e Arjan Spahiut më 27 nëntor të vitit të shkuar në Bruksel.

Më shumë se 1100 forca policore u angazhuan në këtë operacion ku u arrestuan 64 persona. Të arrestuarit janë kryesisht shqiptarë, por ka mes tyre edhe kolumbianë. Në total janë sekuestruar gjashtë laboratorë kokaine në vend.

Përveç arrestimeve, mësohet janë sekuestruar dhjetëra armë zjarri dhe 57 makina luksoze. Prokuroria bëri me dije se është sekuestruar një sasi e madhe me monedha ari, një makineri për numërimin e parave, rreth 1 milion euro në cash dhe të paktën 300 metër kub duhan kontrabandë. Organizata kriminale ishte kaq e fuqishme sa janë kapur edhe pajisje të specializuara si dronë dhe motorë për zhytës.

Grupi mendohet se ka trafikuar tonelata me kokainë nga Afrika e Jugut për në Bruksel duke përdorur avionë privatë dhe kontenierë anijesh.

Narcos-it shqiptarë lëviznin me makina luksoze, me çanta Louis Vuitton dhe Dior, ndërsa mbanin ora Rolex dhe Bulgari, tha një prokuror. Por shkalla e luksit e kësaj bande nuk krahasohet me atë që kanë parë dhe dëgjuar prokurorët kur kanë zbardhur përgjimet e interceptuara të mafias.

Mafia shqiptare ishte e lidhur qartësisht me Kolumbinë, jo vetëm për kokainën, por edhe për dhunën e tmerrshme. Hetimi ka zbuluar të dhëna tronditëse për prerje kokash, gjymtime dhe copëtime trupash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco