Drejt Kukësit me makinën plot me emigrantë, arrestohet i riu në Rrugën e Kombit Foto Ilustruese

Drejt Kukësit me makinën plot me emigrantë, arrestohet i riu në Rrugën e Kombit

09:36, 27/10/2021
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar është arrestuar në Kukës duke transportuar emigrantë, që të kalonin kufirin, kundrejt fitimit. Ai është me inicialet K. S. nga Tirana.

I riu u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Hyundai”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco