Itali: 'Magnetic box' shkatërron organizatën e kokainës së vëllezërve shqiptarë, 8 arrestime - EMRAT

Itali: 'Magnetic box' shkatërron organizatën e kokainës së vëllezërve shqiptarë, 8 arrestime - EMRAT

09:12, 27/10/2021
A+ Aa A-

L'Aquila – Shkatërrohet një organizatë shpërndarësish droge, e cila  qarkullonte 3 mijë deri në 5 mijë euro në ditë, e drejtuar nga tre vëllezër shqiptarë. Ajo menaxhonte një trafik të lulëzuar kokaine në L’Auqila duke përdorur njerëz të tjerë të besuar, shpesh me lidhje gjaku , të cilët merreshin në mënyra të ndryshme me blerjen, transportin, ruajtjen dhe në fund paketimin në doza dhe shpërndarjen në shesh.

Operacioni "Kutia magnetike" (e quajtur kështu për qëllimin e vendosjes së një magneti në paketimet e kokainës, për ta fshehur në pika të fshehta dhe të vështira për t'u identifikuar në rast kontrolli) u krye nga Komisariati i Policisë së L' Aquila dhe ekipi i qenve policorë, mëngjeisn e së martës.

Si rrjedhim, shtatë persona u arrestuan, nga të cilët 5 në burg dhe 2 në arrest shtëpie, me origjinë kosovare dhe shqiptare të moshës 20 dhe 20 deri në 37 vjeç, me precedentë të veçantë në fushën e narkotikëve dhe përkatësi në një familje. Katër persona të tjerë janë në kërkim.

Të arrestuarit: Mujadin Dashi, 34 vjeç dhe Ermir Bela 29 vjeç, të dy me origjinë kosovare, përfunduan në burg;

Avni Pascu, 27 vjeç, maqedonas; Andrei Gavril Cotlet, 25 vjeç nga Rumania dhe Brunilda Xhafa, 27 vjeç nga Shqipëria.

Arrest shtëpie u vendos për Alesio Xhafën, 21 vjeç dhe Idajet Saliajn, 32 vjeç, të dy me origjinë shqiptare dhe Angelo Lauria,(27 vjeç nga L'Aquila.

Image

Sheshet e shitjes së drogës ishin në Colle Sapone, pranë qendrës tregtare L'Aquila Ovest, pranë kinemasë Movieplex, në San Giuliano, në Pile dhe në një pikë karburanti në rrugën shtetërore 80. Gjithmonë në vende të mbushura me njerëz, si parqe dhe pranë qendrave tregtare, ku binin më pak në sy.

Territoret e kontrolluara nga organizata ishin rrethet Pettino, Torrione dhe Pile.

Kokaina e futur në territor ishte me ritme të mëdha dhe të shpejta: rreth 2 kilogramë çdo 10 ditë, e ardhur nga Lazio dhe Campania.

Operacioni nisi në vitin 2018, pas sekuestrimit të një kilogrami kokainë nga një banor i L'Auqila që ishte në funksion për organizatën në atë kohë.

Veprimtaritë komplekse të hetimit bënë të mundur rindërtimin e fakteve për një periudhë gati dyvjeçare, gjatë së cilës u monitoruan jo vetëm shitjet e shumta me pakicë të kokainës, një drogë për të cilën kërkesa në L'Aquila është gjithnjë e më e lartë, por edhe në të gjithë organizimin, një partneritet i kryesuar nga tre vëllezër, të cilët menaxhonin të gjithë trafikun duke përdorur persona të tjerë të besuar, shpesh me lidhje gjaku, të cilët ishin të përfshirë në funksione të ndryshme për ruajtjen, paketimin dhe shitjen me pakicë të kokainës, e lehtësuar kjo edhe nga fakti që bashkëpunëtorët komunikonin me lehtësi në gjuhën e tyre amtare si dhe duke përdorur terma të koduar e duke komunikuar përmes kanaleve Whats-App dhe Telegram.

Hetimi i dha një goditje të rëndë furnizimit dhe shitjes së kokainës në L'Aquila, duke shkatërruar një nga organizatat që vitet e fundit është krijuar e shtrirë mirë në atë zonë me synimin për të ofruar një shpërndarje sa më të gjerë të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco