Bastet online, arrestohet gjirokastriti

Bastet online, arrestohet gjirokastriti

09:02, 27/10/2021
A+ Aa A-

Një person është arrestuar në Gjirokastër me akuzën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Ai është A. H. 32 vjeç.

Arrestimi u bë në lagjen “18 Shtatori” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin (bar-kafe) të marrë me qira, pasi është gjetur dhe sekuestruar një aparat celular, “ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” deklaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco